Policia e Kosovës trajton disa raste shqetësuese: Fëmijë kanë bërë postime në internet që lidhen me vetëlëndim dhe vetëvrasje
Policia e Kosovës ka njoftuar se së fundi ka trajtuar disa raste shqetësuese, ku fëmijë kanë bërë postime në internet që lidhen me vetëlëndim dhe vetëvrasje. Përmes një komunikate nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se falë edhe bashkëpunimit me qytetarë dhe institucionet relevante, policia ka arritur të identifikojë fëmijët e rrezikuar dhe

Policia e Kosovës ka njoftuar se së fundi ka trajtuar disa raste shqetësuese, ku fëmijë kanë bërë postime në internet që lidhen me vetëlëndim dhe vetëvrasje.
Përmes një komunikate nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se falë edhe bashkëpunimit me qytetarë dhe institucionet relevante, policia ka arritur të identifikojë fëmijët e rrezikuar dhe të sigurojë prezencën e tyre, teksa shtohet se janë njoftuar prindërit dhe mekanizmat tjerë përgjegjës për trajtim të duhur të rasteve.
Në komunikatë policia i’u bënë thirrje prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfatë bëjnë dhe postojnë ata në internet për parandalimin e rreziqeve që vinë nga internet.