Policia e Maqedonisë së Veriut për një muaj ka dënuar 1655 ngasës të motoçikletave

Në muajin qershor në Maqedoninë e Veriut janë konfiskuar 49 motoçikleta nga Policia e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë janë regjistruar 1655 ngasës. Policia paraalajmëroi që këto kontrolle do të vazhdojnë, transmeton Portalb.mk. “U dënuan 1655 ngasës, 999 prej tyre nuk kanë përdorur kapelën mbrojtëse gjatë lëvizjes, ndërsa 389 ishin pa leje qarkullimi”, raportoi Policia. Policia […]

Policia e Maqedonisë së Veriut për një muaj ka dënuar 1655 ngasës të motoçikletave

Në muajin qershor në Maqedoninë e Veriut janë konfiskuar 49 motoçikleta nga Policia e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë janë regjistruar 1655 ngasës. Policia paraalajmëroi që këto kontrolle do të vazhdojnë, transmeton Portalb.mk.

“U dënuan 1655 ngasës, 999 prej tyre nuk kanë përdorur kapelën mbrojtëse gjatë lëvizjes, ndërsa 389 ishin pa leje qarkullimi”, raportoi Policia.

Policia gjithashtu raportoi që ndërkohë janë marrë 49 motoçikleta për shkak se kishte mbaruar afati i lejes së qarkullimit dhe kanë shkaktuar zhurmë të madhe.