Policia në Ferizaj shqipton 281 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes

Policia e Kosovës, ka njoftuar për shqiptimin e 281 gjobave ndaj shoferëve për përdorim të telefonin gjatë ngasjes së automjetit.
Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Komunikata:
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin Korrik – 2026
Ferizaj, 04.08.2026
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit korrik 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 281 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



