Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura

Mbrëmë rreth orës 18:00, Departamenti i Policisë së Kërçovës mori një njoftim se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës kanë humbur jetë dy të mitura. Nga MPB sot kanë dhënë detaje të reja rreth aksidentit tragjik. “Më 21.08.2025 në orën 18:05, në DPB Kërçovë u raportua se në një rrugë lokale […] The post Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura appeared first on InfoShqip.com.

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura

Mbrëmë rreth orës 18:00, Departamenti i Policisë së Kërçovës mori një njoftim se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës kanë humbur jetë dy të mitura.

Nga MPB sot kanë dhënë detaje të reja rreth aksidentit tragjik.

“Më 21.08.2025 në orën 18:05, në DPB Kërçovë u raportua se në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, rajoni i Kërçovës, një e mitur 15-vjeçare nga fshati Kolibari, duke drejtuar një katërçikletë me targa të Kërçovës, humbi kontrollin dhe katërçikleta doli nga rruga.

E mitura dhe pasagjerja e saj e mitur nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, vdiqën nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit.

Vdekja është konstatuar nga një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve u dërguan për autopsi”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga policia e Kërçovës./Telegrafi

The post Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura appeared first on