Policia e Kosovës me aksion në disa lokacione në veri

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione në veri të vendit, në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, operacioni po zhvillohet bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë aksion, Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet e tjera relevante.
The post Policia e Kosovës me aksion në disa lokacione në veri appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



