Policia mësyn ndaj protestuesve pranë Ministrisë së Brendshme, të rinjtë kundërpërgjigjen me kapsolla e fishekzjarrë

Policia ka ndërmarrë një mësymje për të larguar protestuesit që ishin vendosur në bulevard, pranë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit janë kundërpërgjigjur me kapsolla dhe fishekzjarrë, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë shpërndarë në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugicat pranë Tajvanit.
Protestuesit po përdorin edhe lazer për të shpërqendruar efektivët.
The post Policia mësyn ndaj protestuesve pranë Ministrisë së Brendshme, të rinjtë kundërpërgjigjen me kapsolla e fishekzjarrë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



