Policia shqiptare për dy ditë kontrolle dhe masa të rrepta në Qafë Thanë? (VIDEO)

Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet dhe janë vendosur masa të rrepta për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut, përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Sipas burimeve policore, që prej ditës së djeshme në këtë pikë kufitare janë dislokuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjete, raporton A2CNN.
Kontrollet po kryhen për shkak të dyshimeve se udhëtarët mund të transportojnë sende të ndaluara dhe se mund t’i bashkohen protestës së thirrur në Tiranë.
Burimet shtojnë se kishte të dhëna se grupe të caktuara shqiptarësh nga Maqedonia e Veriut do të udhëtonin drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestë, ndërsa dyshohej se mund të kishin me vete edhe sende të ndaluara. (A2 Televizion)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



