Policia zbardh detajet e para të ngjarjes në Tiranë, 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës (EMRI)

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti, në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, viktima është identifikuar si Ismet Habili, 46 vjeç, me origjinë nga Kavaja. Ai u gjet brenda një automjeti tip “Volvo” dhe paraprakisht dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Policia bën me dije se: “Më datë 20 tetor, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet një person i pajetë brenda një automjeti në rrugën Mihal Popi, dyshohet për vr*sje! Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën Mihal Popi. https://t.co/DEZJX7SWVX
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 20, 2026 https://euronews.al/vasil-shantoThe post Policia zbardh detajet e para të ngjarjes në Tiranë, 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës (EMRI) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



