Pozhari: Kjo Qeveri dëshmoi se nuk i ka prioritet pensionistët

Në 2022 analisti Xhevdet Pozhari ka nisur fushatën me moton: “Dinjitet për pensionistët”, ku kishte paraqitur dy kërkesa: Njëra të hiqet obligimi për paraqitjen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë e tjetra për disa shtesa për këtë kategori. Që nga nisja e kësaj fushate, Pozhari thotë se Qeveria ka pasur veprime të […]

Pozhari: Kjo Qeveri dëshmoi se nuk i ka prioritet pensionistët


Në 2022 analisti Xhevdet Pozhari ka nisur fushatën me moton: “Dinjitet për pensionistët”, ku kishte paraqitur dy kërkesa: Njëra të hiqet obligimi për paraqitjen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë e tjetra për disa shtesa për këtë kategori.

Që nga nisja e kësaj fushate, Pozhari thotë se Qeveria ka pasur veprime të pakta.

Pozhari deklaroi se ekzekutivi e ka dëshmuar se pensionistet nuk i ka prioritet.

“Ka pasur veprime shumë të pakta nga ana e Qeverisë. Sa i përket rritjes së pensioneve, kjo Qeveri ka dëshmuar se nuk e ka prioritet, ato nuk mund të quhen pensione, sepse ato 100 euro me këtë inflacion, nuk mjaftojnë në këtë kohë, në këtë krizë”.

Ai ka kërkuar të rriten pensionet, pasi sipas tij, Kosova i ka më të ulëta në rajon.

“Kjo Qeveri nuk ka përmbushur asnjë premtim për këtë kategori, rreth kësaj çështje. Kosova i ka pensionet me të ulëta në rajon, Qeveria duhet me i rritë pensionet”, shprehet Pozhari.

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:

Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro./Front Online