Pranga kandidatit demokrat/ New York, kandidati për bashkinë po nxirrte emigrantin nga gjykata
Kandidati demokrat për bashkinë e New York njëkohësisht kontrollori më I lartë financiar i Qytetit të Nju Jorkut, u prangos dhe u arrestua nga agjentët federalë ndërsa nxirrte një të pandehur nga gjykata e emigracionit. Agjentët e Emigracionit dhe Doganave arrestuan Brad Lander për sulm ndaj zbatimit të ligjit dhe pengim të një oficeri federal. [...]Read More...

Kandidati demokrat për bashkinë e New York njëkohësisht kontrollori më I lartë financiar i Qytetit të Nju Jorkut, u prangos dhe u arrestua nga agjentët federalë ndërsa nxirrte një të pandehur nga gjykata e emigracionit.
Agjentët e Emigracionit dhe Doganave arrestuan Brad Lander për sulm ndaj zbatimit të ligjit dhe pengim të një oficeri federal.
Lander, i cili u lirua më vonë, tha se mohoi të kishte sulmuar një oficer. Lander tha se ndaj tij nuk u ngritën akuza.
Videot e publikuara tregojnë Lander duke udhëhequr një burrë nëpër korridor dhe duke kërkuar që agjentët të tregojnë një urdhër gjyqësor për ta ndaluar.
Demokrati tha se emigrantit, të cilin ai e identifikoi me emrin Edgardo, i janë hequr të drejtat e tij për një proces të rregullt ligjor nga një qeveri dhe një gjyqtar që i detyrohen një seancë të besueshme dëgjimore për kërcënime para se ta deportojnë.
“Unë do të jem mirë, por Edgardo nuk do të jetë mirë, dhe sundimi i ligjit nuk është mirë, dhe demokracia jonë kushtetuese nuk është mirë”, tha Lander.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e quajti arrestimin krejtësisht të papranueshëm.
Incidenti vjen mes goditjeve të vazhdueshme trë administratës së Donald Trump ndaj emigrantëve në Shtetet e Bashkuara. Trump ka udhëzuar agjentët të kryejnë bastisje dhe të deportojnë emigrantët që janë në SHBA në mënyrë të paligjshme.