Prangosen tre persona për dëmtimin e flamurit në Graçanicë

Arrestohen tre persona për dëmtimin e flamurit në Graçanicë. Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar dhe arrestuar tre persona, si të dyshuar për dëmtimin e një flamuri në Graçanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Organet e rendit njoftojnë se ndaj të dyshuarve E.B. 22-vjeçar, Sh.V. 22-vjeçar dhe E.G. […]

Prangosen tre persona për dëmtimin e flamurit në Graçanicë

Arrestohen tre persona për dëmtimin e flamurit në Graçanicë.

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar dhe arrestuar tre persona, si të dyshuar për dëmtimin e një flamuri në Graçanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Organet e rendit njoftojnë se ndaj të dyshuarve E.B. 22-vjeçar, Sh.V. 22-vjeçar dhe E.G. 31-vjeçar është hapur rast për veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.