Premier League troket me miliona, por Milani jep përgjigjen e prerë

AC Milan ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle United për mbrojtësin gjerman Malick Thiaw, sipas asaj që raporton prestigjiozja italiane La Gazzetta dello Sport. Oferta e klubit anglez është konsideruar e pamjaftueshme nga drejtuesit kuqezinj, të cilët nuk kanë ndërmend ta shesin lojtarin. Thiaw është një nga elementët që trajneri Massimiliano […]

Premier League troket me miliona, por Milani jep përgjigjen e prerë

AC Milan ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle United për mbrojtësin gjerman Malick Thiaw, sipas asaj që raporton prestigjiozja italiane La Gazzetta dello Sport.

Oferta e klubit anglez është konsideruar e pamjaftueshme nga drejtuesit kuqezinj, të cilët nuk kanë ndërmend ta shesin lojtarin. Thiaw është një nga elementët që trajneri Massimiliano Allegri e sheh si pjesë kyçe të projektit të ri, ku formacioni pritet të kalojë në një sistem me tre mbrojtës qendrorë, përcjell ORAinfo.

Gjermani 22-vjeçar ka treguar formë të mirë gjatë fazës përgatitore dhe shihet si një titullar potencial në mbrojtje, qoftë në qendër, qoftë në krah të prapavijës me tre lojtarë.

Ndërsa interesimi për Thiaw është i madh, Milani është më i prirë të përfitojë nga shitja e lojtarëve të tjerë, si Samuel Chukwueze dhe Yunus Musah. Fulham ka bërë një ofertë për huazimin e Chukwueze, ndërsa Nottingham Forest është në “pole-position” për të siguruar shërbimet e Musah, edhe pse Napoli nuk ka hequr dorë.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Milanit janë duke punuar për të mbyllur afrimin e talentit Zachary Athekame nga Young Boys, me objektivin që marrëveshja të finalizohet brenda fundjavës.

Pritet që Newcastle të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për Thiaw në ditët në vijim, por për momentin Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej mbrojtësve më premtues të skuadrës. /ORAinfo/