Premierliga i uron mirëseardhje Xhakës

Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili i bashkohet klubit anglez nga Bayer Leverkusen. Mesfushori do të firmosë kontratë trevjeçare me klubin nga “Stadium of Light”, përcjell albinfo.ch. Xhaka mbërrin në Sunderland pas një dekade ku ka qenë pjesë e pandashme e elitës së futbollit europian. Ai ka zhvilluar 225 ndeshje në […] The post Premierliga i uron mirëseardhje Xhakës appeared first on Albinfo.

Premierliga i uron mirëseardhje Xhakës

Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili i bashkohet klubit anglez nga Bayer Leverkusen. Mesfushori do të firmosë kontratë trevjeçare me klubin nga “Stadium of Light”, përcjell albinfo.ch.

Xhaka mbërrin në Sunderland pas një dekade ku ka qenë pjesë e pandashme e elitës së futbollit europian.

Ai ka zhvilluar 225 ndeshje në Premier League me Arsenalin, ku fitoi dy herë FA Cup dhe mbajti shiritin e kapitenit të “Topçinjve”.

E ishte faqja zyrtare e Premierligës që i uroi mirëseardhje Xhakës.

“Mirë se u ktheve në Premierligë, Granit Xhaka”, shkruhej në postimin e ligës elitare angleze.

The post Premierliga i uron mirëseardhje Xhakës appeared first on Albinfo.