Presidenca mohon se pritja shtetërore u bojkotua nga ambasadorët e Quintit

Kupina i presidencës mohon se pritja shtetërore u bojkotua nga ambasadorët e Quintit. Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se nuk është bojkotuar pjesëmarrja nga ambasadorët e vendeve të Quintit në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit. Kupina për Klankosova.tv ka thënë se vendet e Quintit, kishin përfaqësuesit e tyre […]

Presidenca mohon se pritja shtetërore u bojkotua nga ambasadorët e Quintit

Kupina i presidencës mohon se pritja shtetërore u bojkotua nga ambasadorët e Quintit.

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se nuk është bojkotuar pjesëmarrja nga ambasadorët e vendeve të Quintit në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.

Kupina për Klankosova.tv ka thënë se vendet e Quintit, kishin përfaqësuesit e tyre në ceremoni ndërsa aty morën pjesë disa ambasadorë të disa vendeve evropiane dhe aziatike.

”Pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”.

”Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”, u shpreh Kupina.

”Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”.