Presidenti Donald Trump lançon parfumin e tij luksoz, ja sa kushton

Presidenti Donald Trump, i njohur për promovimin e produkteve të ndryshme si atlete, kitara, monedha dhe orë të markës së tij, ka zgjeruar linjën e tij me një parfum të ri, i cili është lancuar nën emrin e tij. Ky produkt i fundit, i cilësuar si një shprehje e “besimit, bukurisë dhe vendosmërisë së pandalshme”, [...]Read More...

Presidenti Donald Trump lançon parfumin e tij luksoz, ja sa kushton

Presidenti Donald Trump, i njohur për promovimin e produkteve të ndryshme si atlete, kitara, monedha dhe orë të markës së tij, ka zgjeruar linjën e tij me një parfum të ri, i cili është lancuar nën emrin e tij. Ky produkt i fundit, i cilësuar si një shprehje e “besimit, bukurisë dhe vendosmërisë së pandalshme”, është i disponueshëm për të dyja gjinitë, burra dhe gra, dhe kushton 249 dollarë.

Aroma, e quajtur “Victory 45-47”, është një simbol i “Fitores, Forcës dhe Suksesit”. Ky parfum vjen me një statujë të artë “ikonike” që e përshkruan Trumpin dhe është promovuar si një mënyrë për të shprehur triumf dhe autoritet.

Në një postim në rrjetin e tij social, Trump e promovoi produktin me mesazhin: “Blej një shishe për vete dhe mos harro të blesh një edhe për të dashurit e tu. Shijoje, argëtohu dhe vazhdo të fitosh!”

Megjithatë, lançimi i këtij produkti nuk ka kaluar pa kritikë. Një qytetare komentoi në lidhje me miratimin në Senat të projektligjit “One Big Beautiful”, i cili do të reduktonte në mënyrë drastike financimet për Programin për Ushqyerjen (SNAP) dhe Medicaid, duke pasur mundësi të privonte miliona amerikanë nga kujdesi shëndetësor. Ajo shkroi: “16 milionë amerikanë janë gati të humbasin kujdesin shëndetësor, por shkoni dhe blini parfumin tim të shëmtuar…”

Komentet negative për këtë lançim vazhduan të vijnë në rrjetet sociale, ku disa individë e kritikonin veprimin e presidentit. Një përdorues shprehu pakënaqësi duke thënë: “Është aq e turpshme sa nuk ka fjalë për ta përshkruar.” Ndërsa një tjetër komentoi: “Ai e turpëron vendin dhe i bën mbështetësit e tij të duken si budallenj çdo ditë.”

Sipas një raporti të muajit qershor, Trump ka përfituar 2.5 milionë dollarë nga shitja e produkteve të markës Trump, përfshirë atlete dhe parfume, vitin e kaluar. Ky produkt i ri bashkohet me një seri artikujsh të tjerë që mbajnë emrin Trump, si Biblën “God Bless the USA” (69.99 dollarë) dhe çizmet “Trump Landslide” (299 dollarë). Më herët, Trump kishte promovuar edhe një koleksion tjetër parfumesh, me emrin “Fight! Fight! Fight!”, i cili ishte lançuar në dhjetor, me çmim 199 dollarë./abcnews.al