Presidenti izraelit dhe gazetarët fshihen gjatë sulmit të raketave në Kiryat Shmona (VIDEO)

Presidenti izraelit dhe gazetarët fshihen gjatë sulmit të raketave në Kiryat Shmona (VIDEO)

Gjatë vizitës së tij në qytetin Kiryat Shmona në Izraelin verior, i cili shpesh është shënjestër e sulmeve me raketa të Hezbollah, Presidenti izraelit Isaac Herzog u detyrua të fshihej në një strehimore.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas fjalimit të tij, ku Herzog theksoi se Izraeli nuk mund të kthehet në armëpushimin e vitit të kaluar dhe duhet të sigurojë “thellësi strategjike brenda Libanit”.

Pamjet e publikuara nga Al Jazeera tregojnë momentin kur raketa bie pranë vendit të vizitës dhe njerëzit vrapojnë për t’u fshehur, përfshirë presidentin, rojet e tij dhe gazetarët, të cilët më pas u strehuan brenda strehës.

View this post on Instagram

A post shared by Al Jazeera English (@aljazeeraenglish)

The post Presidenti izraelit dhe gazetarët fshihen gjatë sulmit të raketave në Kiryat Shmona (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.