Presidenti izraelit: Donald Trump e mori vetë vendimin, nuk po e tërheqim SHBA-në në luftë me Iranin
Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka deklaruar se Izraeli nuk po u kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shkojnë në luftë. “Ne nuk po e zvarritim Amerikën në një luftë”, tha ai për CNN. Herzog ka deklaruar se Izraeli ka qenë i qartë se po ia lë vendimet presidentit të SHBA-së dhe se vendimi i […] The post Presidenti izraelit: Donald Trump e mori vetë vendimin, nuk po e tërheqim SHBA-në në luftë me Iranin appeared first on Albinfo.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka deklaruar se Izraeli nuk po u kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shkojnë në luftë.
“Ne nuk po e zvarritim Amerikën në një luftë”, tha ai për CNN.
Herzog ka deklaruar se Izraeli ka qenë i qartë se po ia lë vendimet presidentit të SHBA-së dhe se vendimi i Uashingtonit për të ndërhyrë në konflikt lidhet me interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së, transmeton albinfo.ch.
Herzog theksoi se programi bërthamor i Iranit përbënte një kërcënim për “interesat e sigurisë së të gjithë botës së lirë”.
“Si udhëheqës i botës së lirë, SHBA-të ishin gjithashtu në rrezik. Kjo është arsyeja pse ishte hapi i duhur për t’u bërë”, tha Herzog.
The post Presidenti izraelit: Donald Trump e mori vetë vendimin, nuk po e tërheqim SHBA-në në luftë me Iranin appeared first on Albinfo.