Presidenti izraelit takohet me Papa Leoni XIV në Vatikan: Izraeli i përkushtuar për siguri dhe paqe

Presidenti izraelit Isacc Herzog është takuar me Papa Leoni XIV në Vatikan. Gjatë këtij takimi Herzog tha se Izraeli po bën gjithçka për të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura nga Hamasi. “Izraeli mezi pret që një ditë popujt e Lindjes së Mesme të jetojnë së bashku në paqe, bashkëpunim dhe shpresë. Të gjithë udhëheqësit [...]Read More...

Presidenti izraelit takohet me Papa Leoni XIV në Vatikan: Izraeli i përkushtuar për siguri dhe paqe

Presidenti izraelit Isacc Herzog është takuar me Papa Leoni XIV në Vatikan.

Gjatë këtij takimi Herzog tha se Izraeli po bën gjithçka për të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura nga Hamasi.

“Izraeli mezi pret që një ditë popujt e Lindjes së Mesme të jetojnë së bashku në paqe, bashkëpunim dhe shpresë. Të gjithë udhëheqësit e besimit dhe vullnetit të mirë duhet të bashkohen në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai shtoi se Izraeli është i përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë.

/abcnews.al/