Presidentja e Kosovës: Nëse ngërçi nuk zgjidhet edhe në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nëse edhe këtë fundjavë nuk ka zgjidhje për bllokadën e krijuar në procesin e konsitutimit të Kuvendit, në fillim të javës që vjen do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. “Unë jam e bindur që sikurse për çdo afat tjetër edhe për këtë afat në qoftë se nuk respektohet […] The post Presidentja e Kosovës: Nëse ngërçi nuk zgjidhet edhe në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës: Nëse ngërçi nuk zgjidhet edhe në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nëse edhe këtë fundjavë nuk ka zgjidhje për bllokadën e krijuar në procesin e konsitutimit të Kuvendit, në fillim të javës që vjen do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Unë jam e bindur që sikurse për çdo afat tjetër edhe për këtë afat në qoftë se nuk respektohet duhet të ketë pasoja juridike… Ne jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe në qoftë se edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione atëherë në fillim të javës ne do ti drejtohemi Gjykatës”, është shprehur ajo në konferencën e mbajtur të enjten pasdite, transmeton albinfo.ch.

Osmani ka njoftuar se i ka takuar liderët e partive politike, por ka thënë se roli i saj nuk është që të negociojë koalicione për krijim të institucioneve.

Ndryshe, Osmani ka bërë të ditur se në fund të muajit maj ka pranuar informacione nga institucionet e sigurisë për një përshkallëzim të mundshëm të planifikuar nga Serbia. Ajo siguroi qytetarët se nuk ka nevojë për panik.

“Në fund të majit kemi marrë informacione për veprimet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën. Këto janë informata të besueshme nga institucionet tona të sigurisë”, deklaroi Osmani.

The post Presidentja e Kosovës: Nëse ngërçi nuk zgjidhet edhe në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses appeared first on Albinfo.