Presidentja Osmani kërkon transparencë dhe drejtësi pas vdekjes së 27-vjeçarit gjatë ndërhyrjes së policisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të rëndë që ka tronditur opinionin publik, ku një i ri 27-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje të Policisë së Kosovës, raporton albinfo.ch. Në një deklaratë publike, Osmani e cilësoi ngjarjen si të rëndë dhe tronditëse, duke theksuar se për këtë rast kërkohet […] The post Presidentja Osmani kërkon transparencë dhe drejtësi pas vdekjes së 27-vjeçarit gjatë ndërhyrjes së policisë appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të rëndë që ka tronditur opinionin publik, ku një i ri 27-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje të Policisë së Kosovës, raporton albinfo.ch.
Në një deklaratë publike, Osmani e cilësoi ngjarjen si të rëndë dhe tronditëse, duke theksuar se për këtë rast kërkohet “transparencë e plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi e pakompromis”.
“Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale,” u shpreh ajo. Presidentja shtoi se “çdo zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë”.
Osmani përmbylli reagimin e saj me mesazhin e qartë se “askush nuk është mbi ligjin”, raporton Albinfo.ch.
The post Presidentja Osmani kërkon transparencë dhe drejtësi pas vdekjes së 27-vjeçarit gjatë ndërhyrjes së policisë appeared first on Albinfo.