Prishtina nuk gjen qetësi: Sërish të shtëna me armë zjarri, arrestohen tre persona

Disa ditë pas të shtënave me armë zjarri që trazuan Bregun e Diellit në kryeqytet, mbrëmë ka pasur sërish gjuajtje me armë. Policia është aktivizuar dhe ka arritur t’i arrestojë tre persona, raporton Gazeta Sinjali. Tre të dyshuarit janë kapur në një veturë, ku u gjet një armë zjarri, fishekë e gëzhoja. Lajmin e ka […]

Prishtina nuk gjen qetësi: Sërish të shtëna me armë zjarri, arrestohen tre persona

Disa ditë pas të shtënave me armë zjarri që trazuan Bregun e Diellit në kryeqytet, mbrëmë ka pasur sërish gjuajtje me armë.

Policia është aktivizuar dhe ka arritur t’i arrestojë tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Tre të dyshuarit janë kapur në një veturë, ku u gjet një armë zjarri, fishekë e gëzhoja.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe ka bërë me dije se edhe në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”