Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Kapet në Prishtinë i kërkuari nga Interpol Austria, dërgohet në mbajtje për të proceduar me ekstradimin The post Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri appeared first on Albinfo.

Mësohet se mbrëmë është realizuar një aksion i suksesshëm nga Policia e Kosovës në kryeqytet, ku është ndaluar një person i kërkuar nga shteti austriak, përcjell albinfo.at.
Në raportin policor thuhet se rreth orës 21:30, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, njësitë policore kanë ndaluar shtetasin A.I., 23-vjeçar ndaj të cilit ekziston një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Austria.
I dyshuari është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga Policia, ku pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se ndaj tij rëndon kërkesa për arrest ndërkombëtar nga autoritetet austriake.
Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda, është dhënë urdhër që A.I të dërgohet menjëherë në qendrën e mbajtjes për 48 orë, deri në ndërmarrjen e procedurave për ekstradim eventual.
Rasti është nën trajtim të autoriteteve kompetente dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të zhvillohen procedurat për veprimet e mëtejme ligjore.
The post Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri appeared first on Albinfo.