Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti” transmetohet ndeshja Shqipëri–Serbi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nesër në zemër të kryeqytetit do të organizohet një ngjarje e veçantë për të gjithë qytetarët: transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, një përballje e shumëpritur që ngjall emocione të mëdha në të gjithë hapësirën shqiptare, transmeton albinfo.ch. Ngjarja do të mbahet […] The post Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti” transmetohet ndeshja Shqipëri–Serbi appeared first on Albinfo.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nesër në zemër të kryeqytetit do të organizohet një ngjarje e veçantë për të gjithë qytetarët: transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, një përballje e shumëpritur që ngjall emocione të mëdha në të gjithë hapësirën shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të vendoset një ekran gjigant për të transmetuar ndeshjen, i shoqëruar me atmosferë festive dhe shumë dashuri për Shqipërinë.
“Hajde me shokë, familje, me krenari e flamur, bashkë krejt – sepse s’jemi veç tifozë – jemi zemra e shqiptarisë,” thuhet në njoftimin e kryetarit Rama, i cili ka ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në këtë ngjarje, të bashkuar nën ngjyrat kuqezi dhe flamurin e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
The post Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti” transmetohet ndeshja Shqipëri–Serbi appeared first on Albinfo.