Orët pritjes për krerët e UÇK-së “kurdisen” edhe në Zvicër

Orët pritjes për krerët e UÇK-së “kurdisen” edhe në Zvicër

Aktivitetet simbolike që po mbahen në Kosovë në pritje të shpalljes së vendimit të Gjykatës së Hagës për krerët e UÇK-së janë zgjeruar edhe në mesin e shqiptarëve të Zvicrës.

Sonte rreth orës 19.00 janë mbajtur së paku dy takime të tilla, njëri në Uster dhe tjetri në Lucern.

Atmosferë pritjeje dhe shprese ka mbretëruar në Uster, ku, në organizim të shoqatës “Bashkimi” ka filluar “numërimi mbrapsht”, shkruajnë në mediat sociale organizatorët e këtij aktiviteti.

“Ora e Pritjes u vendos edhe në Zürich Oberland! Kosovës po i afrohen ditët e pritjes për bijtë e saj! Ora numëron mbrapsht… . Ata po vijnë – Kosova po pret!

 “Ora e pritjes ka nisur edhe në Lucern, ku bashkatdhetarët janë bërë bashkë në pritje të ardhjes së tyre. Ata po vijnë! Kosova po pret!

Me këtë mesazh është bërë thirrje për pjesëmarrje dhe bashkim , nga U.D. Kryetari i PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi. Kështu kanë shkruar në mediat sociale aktivistët e Degës së PDK-së për Zvicër, të tubuar në Lucern.

 

The post Orët pritjes për krerët e UÇK-së “kurdisen” edhe në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.