Pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin rreth 30 minuta, për të dalë deri në një orë

Nga përditësimi i të dhënave të Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta. Por, pritjet janë më të gjata për ata që dalin nga Kosova. Në pikën kufitare në Hanin e Elezit, për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në një orë

Pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin rreth 30 minuta, për të dalë deri në një orë

Nga përditësimi i të dhënave të Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta.

Por, pritjet janë më të gjata për ata që dalin nga Kosova. Në pikën kufitare në Hanin e Elezit, për të dalë nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në një orë, po aq edhe te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë të shkurta, maksimumi 15 minuta.