Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
Bashkatdhetarët që po kthehen për pushime verore në vendlindje janë mirëpritur me një lehtësi të veçantë nga Komuna e Prizrenit. Për të lehtësuar lëvizjen dhe parkimin gjatë qëndrimit të tyre, oborret e pesë shkollave në qytet do të shfrytëzohen si hapësira parkimi falas për të gjithë mërgimtarët dhe familjet e tyre, transmeton albinfo.ch. Shkollat që […] The post Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave appeared first on Albinfo.

Bashkatdhetarët që po kthehen për pushime verore në vendlindje janë mirëpritur me një lehtësi të veçantë nga Komuna e Prizrenit. Për të lehtësuar lëvizjen dhe parkimin gjatë qëndrimit të tyre, oborret e pesë shkollave në qytet do të shfrytëzohen si hapësira parkimi falas për të gjithë mërgimtarët dhe familjet e tyre, transmeton albinfo.ch.
Shkollat që janë vënë në dispozicion janë:
“Lidhja e Prizrenit”
“Gjon Buzuku”
“Dëshmorët e Zhurit”
“Emin Duraku”
“Motrat Qiriazi”
Autoritetet komunale kanë theksuar se kjo është një “dhuratë e vogël, por me zemër të madhe”, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës.
“Prizreni është gjithmonë shtëpia juaj. Këto hapësira do të jenë në shërbimin tuaj gjatë gjithë pushimeve verore,” thuhet në njoftimin e komunës.
.
The post Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave appeared first on Albinfo.