Profesori shqiptar në mesin e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë

Profesori shqiptar nga UP në mesin e elitës shkencore botërore The post Profesori shqiptar në mesin e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë appeared first on Albinfo.

Profesori shqiptar në mesin e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për Universitetin e Prishtinës dhe shkencën shqiptare! Profesori Avni Berisha nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore është renditur ndër 2 për qind të shkencëtarëve më të cituar në botë, sipas listës së publikuar nga Universiteti i Stanfordit më 19 shtator 2025, transmeton albinfo.ch.

Ky vlerësim ndërkombëtar fuqizon jo vetëm reputacionin e profesorit Berisha, por edhe të fakultetit dhe vetë Universitetit të Prishtinës, duke dëshmuar nivelin e lartë të kërkimit shkencor që zhvillohet në Kosovë.

Renditja e Universitetit të Stanfordit, e realizuar në bashkëpunim me Elsevier, përfshin të dhëna nga mbi 100 mijë shkencëtarë të platformës “Scopus”, duke analizuar ndikimin e citimeve në 22 fusha dhe 174 nënfusha shkencore.

Profesori Berisha ka qenë pjesë e kësaj liste prestigjioze edhe vitin e kaluar, duke treguar qëndrueshmëri dhe një ndikim të vazhdueshëm në komunitetin shkencor global.

Kjo arritje është një dëshmi e kontributit të çmuar të shkencëtarëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare dhe një motivim i fuqishëm për gjeneratat e reja që ndjekin rrugën e shkencës dhe kërkimit. /Albinfo.ch

The post Profesori shqiptar në mesin e 2% të shkencëtarëve më të cituar në botë appeared first on Albinfo.