“Profiteri më i ndytë”, “specie e ndytë” “tuxhar anti LDK e anti shqiptarë” – Tërmkolli eskalon me fyerje e ofendime drejtuar Kujtim Shalës

“Profiteri më i ndytë”, “specie e ndytë” “tuxhar anti LDK e anti shqiptarë” – Tërmkolli eskalon me fyerje e ofendime drejtuar Kujtim Shalës

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ofenduar e fyer rëndë Kujtim Shalën, nënkryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit nga LDK.
Ajo e ka quajtur atë “profiter të ndytë”, “specie të ndytë” e “tuxhar anti LDK e anti shqiptarë”, shkruan lajmi.net.

“Ky është “akademiku”, profiteri më i ndytë që u bë prapë nënkryetar i Kuvendit, kundër kushtetues, veç me vota të VV- s, pra të asaj partie për të cilën para tre ditëve u betua se me të “nuk bashkëpunon kurrë”! Nuk ka specie më të ndyta politike se çifti i tij, e të tillë janë krejt këta që sot janë në krye të LDK- s, këta që po e shalojnë këtë parti deri në shkatërrim! Tuxharët anti LDK e anti shqiptarë këtë punë kanë dhe këtë punë po bëjnë!”, ka shkruar Termkolli. /Lajmi.net/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.