Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burg për Thaçin, 9 muaj për Kuçin dhe nga 3 vjet për Smakajn, Kilajn e Fazliun

Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burg për Thaçin, 9 muaj për Kuçin dhe nga 3 vjet për Smakajn, Kilajn e Fazliun

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur sot paraqitja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të bashkëakuzuarve Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Në sallën e gjyqit është i pranishëm vetëm Thaçi, ndërsa të akuzuarit e tjerë po e ndjekin seancën përmes video-lidhjes.

Në deklaratën përmbyllëse, Prokurori i Specializuar Joshua Hafetz kërkoi nga gjykata që vendimi të bazohet në ligj, prova dhe faktet e paraqitura gjatë procesit.

Prokuroria kërkoi që të gjithë të akuzuarit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa paraqiti edhe dënimet e kërkuara për secilin prej tyre.

Sipas kërkesës së Prokurorisë:

Hashim Thaçi – 6 vjet burgim
Hajredin Kuçi – 9 muaj burgim
Fadil Fazliu – 3 vjet burgim
Isni Kilaj – 3 vjet burgim
Bashkim Smakaj – 3 vjet burgim
Këto janë kërkesat e Prokurorisë, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.