Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Pleskoviqit me 15 vite burgim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj  Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren. Kjo prokurori thekson në një njoftim, se vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre. “ Gjithashtu, ky

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin e Pleskoviqit me 15 vite burgim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë prej 15 vitesh ndaj  Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren.

Kjo prokurori thekson në një njoftim, se vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre.

“ Gjithashtu, ky aktgjykim fuqizion përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë”, thuhet më tej në njoftimin e kësaj prokurorie.

I njohur me nofkën “Miki”,Millosh Pleskoviq u dënua për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daçaj, dhe Fatmir Bojaxhiut në Prizren.