Promovimi i gjuhës, kulturës dhe vlerave shqiptare në diasporë
Takim i veçantë në Bibliotekën Pestalozzi Hardau The post Promovimi i gjuhës, kulturës dhe vlerave shqiptare në diasporë appeared first on Albinfo.

Gjatë këtij aktiviteti do të prezantohen librat dhe udhërrëfyesit turistik në Gjuhen Shqipe, të dhuruar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, si dhe materiale ndihmëse që synojnë të mbështesin mësimdhënien dhe lidhjen e fëmijëve me gjuhën dhe identitetin e tyre shqiptar.
Ky takim shënon një bashkëpunim të rëndësishëm institucional, ku gjuha shqipe dhe kultura jonë kombëtare vendosen në qendër si ura lidhëse mes brezave dhe diasporës shqiptare kudo në botë.
Ejani të ndajmë libra, përvoja dhe emocione së bashku!
Pjesëmarrja është e hapur dhe e lirë.
Swiss Albania Event, prejt vitesh ka ne synim promovim vlerash shqip për gjeneratet e reja. Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Qendrën e Botimeve për Diasporën, si dhe me mbështetjen e ngrohtë të Bibliotekës Pestalozzi Hardau dhe drejtueses së saj, znj. Suela Jorgaqi, kemi kënaqësinë të ftojmë fëmijët, prindërit dhe mësuesit shqiptarë në Zvicër në një punëtori të hapur kushtuar gjuhës shqipe, librit dhe edukimit përmes vlerave.
E premte, 12 shtator 2025
Ora: 17:30 – 19:30
Biblioteka Pestalozzi Hardau – Zürich
The post Promovimi i gjuhës, kulturës dhe vlerave shqiptare në diasporë appeared first on Albinfo.