Sa proteina në ditë i duhen trupit?

Sa proteina në ditë i duhen trupit?

Proteinat janë të rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, rikuperimin pas aktivitetit fizik dhe ndjenjën e ngopjes pas ushqimit.

Sasia e nevojshme varet nga pesha trupore, mosha, aktiviteti fizik dhe qëllimet shëndetësore.

Për një të rritur mesatarisht rekomandohen rreth 0.8 gramë proteina për kilogram të peshës trupore në ditë, shkruan Index, transmeton Klankosova.tv.

Personat më aktivë mund të kenë nevojë për 1.2 deri në 2 gramë për kilogram, ndërsa ata që synojnë ndërtimin e muskujve rreth 1.5 gramë për kilogram.

Proteinat ndihmojnë në ndërtimin dhe riparimin e muskujve, por vetëm konsumimi i tyre nuk mjafton pa aktivitet fizik. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, pasi rrisin ndjenjën e ngopjes dhe trupi shpenzon më shumë energji gjatë tretjes së tyre.


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.