Nis protesta, deputetët dhe mbështetësit e PD marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta, deputetët dhe mbështetësit e PD marshojnë drejt Kryeministrisë

Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë larguar nga selia e Partisë Demokratike, ku kanë qëndruar për disa minuta, dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Pjesë e kësaj proteste, nga radhët e Partisë Demokratike, janë deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe Agron Gjekmarkaj, si dhe zyrtarë të tjerë të selisë blu, të cilët u janë bashkuar demokratëve dhe mbështetësve të tjerë.

Protesta kombëtare e PD-së mbahet në shenjë solidariteti me protestën studentore, e cila vijon prej 12 ditësh.

The post Nis protesta, deputetët dhe mbështetësit e PD marshojnë drejt Kryeministrisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.