Protesta kundër Netanyahu/ Izrael, familjarët e pengjeve: Kryeministri të arrijë marrëveshje!

Forumi i Pengjeve dhe Familjarëve të Zhdukur kanë bllokuar këtë të martë Rrugët dhe autostradat në të gjithë Izraelin ku me mijëra protestues po i kërkojnë qeverisë së Benjamin Netanyahut që të pranojë një marrëveshje armëpushimi e cila do të sillte lirim e të afërmve të tyre. Protesta e kësaj të marte nisi në orën [...]Read More...

Protesta kundër Netanyahu/ Izrael, familjarët e pengjeve: Kryeministri të arrijë marrëveshje!

Forumi i Pengjeve dhe Familjarëve të Zhdukur kanë bllokuar këtë të martë Rrugët dhe autostradat në të gjithë Izraelin ku me mijëra protestues po i kërkojnë qeverisë së Benjamin Netanyahut që të pranojë një marrëveshje armëpushimi e cila do të sillte lirim e të afërmve të tyre.

Protesta e kësaj të marte nisi në orën 6:29 të mëngjesit, kohë kjo që përkon me momentin e saktë kur Hamas nisi sulmin terrorist të 7 tetorit ndaj Izraelit duke lënë të vrarë mbi 1200 persona e duke marrë peng 251 të tjerë.

Protestuesit që mbanin flamujt Izraelit u ndalën përpara Ambasadës Amerikane në Jeruzaelm si dhe iu afruan shtëpive të ministrave të ndryshëm të kabinetit Netanyahu.  Familjarët e Pengjeve bënë thirrje që presidenti Amerikan të ndihmojë që konflikit ti jepet fund sa më parë, ndërsa Kreu I Shtëpisë së Bardhë deklaroi se lufta në Lindjen e Mesme mund të mbyllet brenda 2 apo 3 javëve në vijim.Pamjet e publikuara kudo në rrjetet sociale tregojnë trazirat e shkaktuara nga protestuesit  me një zjarr të madh që është raportuar në rrugën që lidh Tel Avivin me Jerusalemnin.

Demonstratat e kësaj të marte pritet të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes dhe protesta pritet të ketë kulminacionin e saj me një marshim të madh nga Stacioni i Trenit Savidor në Tel Aviv drejt Sheshit të Pengjeve atje ku do të bëhet edhe mbyllja e protestës.

Qeveria Izraelite pritet të mbajë mbrëmjen e kësaj të marte një mbledhje të Kabinetit të Sigurisë ku do të diskutohet mundësia e pranimit të një armëpushimi 60 ditor që do të sillte lirminin e një pjese të pengjeve që mbahen ende nga Hamas. Marrëveshja e cila u prezantua nga i dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme Steve Wikoff dhe u përpunua më pas nga Egjipti dhe Katari përpara se ti propozohej palëve është pranuar tashmë nga Hamas.

Grupi militant i cili kreu sulmin terrorist ndaj Izraelit mban ende peng 50 persona, por sipas inteligjencës së Tel Avivit vetëm 20 prej tyre besohet se janë ende gjallë.

/ abcnews.al /