Protesta masive kundër emigracionit në Australi

Mijëra australianë kanë marrë pjesë në tubime kundër emigracionit në qytete të mëdha si Sidnei, Melburn e Adelaide, protesta të cilat qeveria i cilësoi me lidhje të ekstremit të djathtë dhe si “përhapje urrejtjeje”. Manifestimet, të quajtura “Marshi për Australinë”, u shoqëruan me kundër-protesta dhe përplasje sporadike, ndërsa në disa raste u përfshinë politikanë të [...]Read More...

Protesta masive kundër emigracionit në Australi

Mijëra australianë kanë marrë pjesë në tubime kundër emigracionit në qytete të mëdha si Sidnei, Melburn e Adelaide, protesta të cilat qeveria i cilësoi me lidhje të ekstremit të djathtë dhe si “përhapje urrejtjeje”.

Manifestimet, të quajtura “Marshi për Australinë”, u shoqëruan me kundër-protesta dhe përplasje sporadike, ndërsa në disa raste u përfshinë politikanë të opozitës, përfshirë senatoren Pauline Hanson dhe deputetin Bob Katter.

Në Sidnei morën pjesë deri në 8 mijë persona, ndërsa në Melburn protestuesit u përplasën me pjesëmarrës të një mitingu pro-Palestinë.

Në Adelaide, policia raportoi se rreth 15 mijë vetë ishin të pranishëm në të dyja manifestimet, duke shtuar se shumica u treguan të qetë.

Mes organizatorëve dhe folësve u shfaqën edhe figura të njohura të ekstremit të djathtë, si Thomas Sewell, i lidhur me grupimet neo-naziste.

Qeveria australiane reagoi ashpër kundër protestave. Ministri i Brendshëm Tony Burke deklaroi se “nuk ka vend në vendin tonë për ata që duan të përçajnë dhe të minojnë kohezionin social”, ndërsa ministrja e Çështjeve Multikulturore, Anne Aly, tha se ky lloj aktivizmi i ekstremit të djathtë, i bazuar në racizëm dhe etnocentrizëm, “nuk ka vend në Australinë moderne”.