Protesta në Izrael kundër planit për pushtimin e plotë të Gazës

Qindra protestues në mbështetje të pengjeve marshuan në rrugët e Jerusalemit drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke shprehur zemërimin ndaj planit të qeverisë për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës. Mes tyre ishte edhe ish-ushtari Max Kresch, i cili mbante një pankartë me mbishkrimin “Refuzova”. “Jemi mbi 350 ushtarë që shërbyem gjatë luftës dhe [...]Read More...

Protesta në Izrael kundër planit për pushtimin e plotë të Gazës

Qindra protestues në mbështetje të pengjeve marshuan në rrugët e Jerusalemit drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke shprehur zemërimin ndaj planit të qeverisë për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës.

Mes tyre ishte edhe ish-ushtari Max Kresch, i cili mbante një pankartë me mbishkrimin “Refuzova”. “Jemi mbi 350 ushtarë që shërbyem gjatë luftës dhe refuzojmë të vazhdojmë shërbimin në luftën politike të Netanyahut,” tha ai për BBC.

Protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Izraelit, përfshirë Haifën dhe Tel Avivin.

Vendimi i Izraelit për të zgjeruar luftën në Gaza, i konsideruar si një përshkallëzim i madh i konfliktit, ka nxitur reagime të ashpra nga OKB-ja dhe shumë vende, mes tyre Mbretëria e Bashkuar, Franca, Australia, Turqia, Gjermania, Finlanda dhe Kanadaja.

OKB-ja ka paralajmëruar se një pushtim i plotë ushtarak mund të sjellë “pasoja katastrofike” për civilët palestinezë dhe pengjet izraelite që mbahen në Gaza.

Plani, i miratuar nga kabineti i sigurisë së Izraelit, përmban pesë “parime” për përfundimin e luftës: çarmatosjen e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve, demilitarizimin e Rripit të Gazës, marrjen e kontrollit të sigurisë në territor dhe krijimin e një “administrate civile alternative që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez”.