Tre protesta nesër në Tiranë, gazetarja: Pedagogët, studentët dhe PD-ja në tubim

Ditën e nesërme në Tiranë janë njoftuar paralelisht tri protesta, të cilat do të zhvillohen në orare të ndryshme.
Sipas gazetares së Euronews, Enkelejda Mema, protesta e parë do të nisë me pedagogët, të cilët do të mblidhen jashtë oborrit të Universitetit Politeknik në orën 10:00 dhe më pas pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, në orën 12:00, Partia Demokratike ka njoftuar gjithashtu protestën e saj kombëtare, e cila zhvillohet në mbështetje të studentëve.
Ndërsa në orën 11:00 ose 12:00 pritet të nisë protesta e studentëve të Mjekësisë të mbështetur dhe nga grupime të tjera studentësh, të cilët do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Të tria protestat janë njoftuar të jenë paqësore, ndërsa të shtunën pritet të shihet se si do të zhvillohen protestat dhe çfarë dinamike do të marrin.
The post Tre protesta nesër në Tiranë, gazetarja: Pedagogët, studentët dhe PD-ja në tubim appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



