Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëllojnë me molotovë dhe fishekzjarrë

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëllojnë me molotovë dhe fishekzjarrë

PD protestë para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëllojnë me molotovë dhe fishekzjarrë

Partia Demokratike e Shqipërisë po mban protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë.

Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për këtë protestë, raporton Tch.

Sipas policisë bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit.