Protesta e 23 tetorit, gjykata jep vendimin për të miturin e arrestuar

Protesta e 23 tetorit, gjykata jep vendimin për të miturin e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për një të mitur të arrestuar në kuadër të protestave, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

Sipas njoftimit të gjykatës, i mituri dyshohet për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik dhe shkatërrim të pronës.

Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë, të kryer më 20 tetor, ndërsa ka vendosur që i mituri të paraqitet pranë policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, në orën 10:00.

Seanca është zhvilluar në praninë e prindërve dhe psikologëve, në përputhje me garancitë procedurale për mbrojtjen e të miturve.

Vendimi është shpallur më 22 tetor 2026, ndërsa njoftimi zyrtar i gjykatës mban datën 23 tetor.

Lirimi i të miturit është urdhëruar me kushtin që ai të mos mbahet në paraburgim për ndonjë vepër tjetër penale.

The post Protesta e 23 tetorit, gjykata jep vendimin për të miturin e arrestuar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.