Protesta në Tiranë, arrestohen 11 persona, 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

11 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy të mitur.
Policia e Tiranës bën me dije se ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë protestës.
Ndërkohë, në lidhje me sulmin ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3, është identifikuar dhe ndaluar një 33-vjeçar me inicialet E. K., i dyshuar se gjatë tubimit të zhvilluar tri ditë më parë ka dëmtuar me sende të forta ambientet e komisariatit.
Sipas Policisë, gjatë incidenteve, godina e komisariatit dhe punonjësit e Policisë u sulmuan me lëndë piroteknike, gurë dhe bomba molotov. Si pasojë, në godinë u shkaktua zjarr dhe dëmtime materiale, ndërsa u dëmtuan edhe 10 punonjës policie.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Personat e përfshirë po hetohen për disa vepra penale, mes tyre shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr, goditjet për shkak të detyrës, kundërshtimi i punonjësve të Policisë, pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe shkelja e rregullave për lëndët plasëse e djegëse.
The post Protesta në Tiranë, arrestohen 11 persona, 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



