Protesta në Tiranë, policia i largon nga bulevardi dhe sheshi, protestuesit vijojnë drejt Zogut të Zi

Policia shpërndau protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas edhe nga sheshi “Skënderbej”. Protestuesit janë larguar në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”, duke vijuar më tej drejt Unazës së Madhe të Tiranës, nga ish-Stacioni i Trenit në drejtim të Zogut të Zi.
Gjatë rrugës, disa prej protestuesve u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave dhe i kanë zhvendosur ata në rrugë.
Ndërkohë, forcat e policisë u janë vënë pas protestuesve të cilët janë futur nëpër rrugicave mes pallateve.
Përfundon qetësia, hidhet molotov drejt Kryeministrisë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujëThe post Protesta në Tiranë, policia i largon nga bulevardi dhe sheshi, protestuesit vijojnë drejt Zogut të Zi appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



