Protesta në Tiranë, policia shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës, përdor edhe spraj me piper

Pavarësisht se protestuesit po qëndronin të qetë në bulevard, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për t’i shpërndarë, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.
Një grup protestuesish ka refuzuar të largohet, ndërsa efektivët kanë nisur t’i shtyjnë. Policia po përdor edhe spraj me piper në fytyrën e protestuesve.
Mes personave të prekur ka edhe një grup vajzash, të cilat janë ndjerë keq pas përdorimit të sprajit me piper në fytyrën e tyre.
Po ashtu njoftohet se policia po qëllon dhe me plumba gome ndaj protestuesve.
The post Protesta në Tiranë, policia shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës, përdor edhe spraj me piper appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



