LIVE-Dita e 8-të e protestës, studentët dhe pedagogët mblidhen para Kryeministrisë. Refuzohet ftesa e Ramës për dialog

Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët.
Rreth orës 10:00 studentët dhe pedagogët kanë marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog.
“Pa dorëheqje nuk ka dialog” janë thirrjet e dëgjuara nga protestuesit e grumbulluar para godinës së qeverisë.
Teksa protesta në Tiranë viojnë, situata në qytetet e tjera mbetet e qetë dhe deri në këto momente nuk ka njoftime apo grumbullime për protesta.
Kujtojmë se një nga thirrjet kryesore të të rinjve është largimi i panegociueshëm i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë së tij.
The post LIVE-Dita e 8-të e protestës, studentët dhe pedagogët mblidhen para Kryeministrisë. Refuzohet ftesa e Ramës për dialog appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



