Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

.Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.
Njoftimi i plotë:
“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.
Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.
UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.
Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.
Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!
Sheshi “Skënderbej” – Shkup
Nesër, ora 18:00”
The post Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



