Protestuesit djegin koshat e mbeturinave, policia hedh ujë me presion ndaj tyre

Protestuesit djegin koshat e mbeturinave, policia hedh ujë me presion ndaj tyre

Pas disa orësh qetësi në kryeqytet, protesta ka marrë sërish një kthesë tensionesh. Pas marshimit, protestuesit kanë nisur djegien e koshave të mbeturinave.

Për të shpërndarë protestuesit, autobotët kanë ndërhyrë duke hedhur ujë me presion ndaj protestuesve.

Protestuesit kanë hedhur edhe fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Policia mësyn ndaj protestuesve pranë Ministrisë së Brendshme, të rinjtë kundërpërgjigjen me kapsolla e fishekzjarrë

The post Protestuesit djegin koshat e mbeturinave, policia hedh ujë me presion ndaj tyre appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.