Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, FNSH kordon para godinës, gati autoboti me ujë

Protestuesit e mbledhur paraditen e së martës para Kryeministrisë u zhvendosën pas mesditës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.
Ndryshe nga sa ndodhi gjatë qëndrimit përpara godinës së qeverisë, ku prania e policisë ishte normale, përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të FNSH të pajisur me skafandra dhe mbrojtësi si edhe një autobot me ujë.
Protestës së studentëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët.
Rreth orës 10:00 ata marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog.
The post Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, FNSH kordon para godinës, gati autoboti me ujë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



