Protestuesit e kapin pezull deputetin e VV’së dhe e kthejnë në oborr të Kuvendit, nuk e lënë të largohet

Protestuesit e kapin pezull deputetin e VV’së dhe e kthejnë në oborr të Kuvendit, nuk e lënë të largohet

Protestuesit po vazhdojnë të mos i lejojnë deputetët të largohen nga hapësirat e Kuvendit. Ata kanë penguar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, që të largohej nga hapësira e rrethuar.

Derisa Rexhepi po tentonte të largohej, disa prej protestuesve e kanë kapur dhe e kanë ngritur për ta kthyer përsëri brenda rrethojave të Kuvendit.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet deputeti i VV-së i kapur nga protestuesit, të cilët nuk e lejojnë të vazhdojë largimin dhe e kthejnë në zonën e rrethuar.

Incidenti me Rexhepin vjen në kohën kur situata para institucioneve është tensionuar nga protestuesit.

Më herët, një incident tjetër kishte ndodhur edhe me ish-zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Derisa ai po ecte pranë gardhit në afërsi të Qeverisë, një person i ishte afruar dhe e kishte tërhequr për xhakete, ndërsa protestues të tjerë e kishin sulmuar nga larg.

Protestuesit po insistojnë se nuk do të lejojnë asnjë deputet të largohet nga Kuvendi, pa u votuar ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.