Protestuesit në Izrael intensifikojnë presionin kundër planit për zgjerimin e luftës në Gaza

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në të gjithë Izraelin, për të kundërshtuar planin e qeverisë për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza. Të premten, kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi pesë parime për t’i dhënë fund luftës që përfshinin ‘marrjen e kontrollit të sigurisë’ mbi Rripin e Gazës, me ushtrinë izraelite që [...]Read More...

Protestuesit në Izrael intensifikojnë presionin kundër planit për zgjerimin e luftës në Gaza

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në të gjithë Izraelin, për të kundërshtuar planin e qeverisë për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza.

Të premten, kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi pesë parime për t’i dhënë fund luftës që përfshinin ‘marrjen e kontrollit të sigurisë’ mbi Rripin e Gazës, me ushtrinë izraelite që tha se do të “përgatitej për marrjen e kontrollit” të qytetit të Gazës.

Protestuesit, përfshirë anëtarët e familjeve të 50 pengjeve në Gaza, 20 prej të cilëve mendohet se janë ende gjallë, kanë frikë se plani vë në rrezik jetën e pengjeve dhe i kërkuan qeverisë të sigurojë lirimin e tyre.

Udhëheqësit izraelitë kanë hedhur poshtë kritikat ndaj planit të tyre, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që tha se “kjo do të ndihmojë në lirimin e pengjeve tona”, transmeton Telegrafi.

Një grup që përfaqëson familjet e pengjeve tha në X: “Zgjerimi i luftimeve rrezikon pengjet dhe ushtarët – populli i Izraelit nuk është i gatshëm t’i rrezikojë ata”.

Një protestues Shakha, duke u tubuar në Jerusalem të shtunën, i tha BBC-së: “Ne duam që lufta të përfundojë sepse pengjet tona po vdesin atje dhe kemi nevojë që të gjithë të jenë në shtëpi tani”.