Protestuesit përmbysin stolat para Kryeministrisë, Rama ironizon: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri

Stolat e gurtë të vendosur para Kryeministrisë me ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama janë përmbysur gjatë protestës së sotme.
Kryeministri kishte publikuar më herët pamje të stolave, ku kishte vendosur ftesat për dialog me protestuesit. Por thirrja e tij nuk ka sjellë një tërheqje nga protesta, ndërsa përplasja mes palëve vijon edhe këtë të enjte.
Pas incidentit, Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një video nga ngjarja dhe duke ironizuar pjesëmarrësit në protestë.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri”, shkruan kreu i qeverisë, duke përdorur thonjëzat për fjalën “pedagogët”.
The post Protestuesit përmbysin stolat para Kryeministrisë, Rama ironizon: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



