Protestuesit përplasen me policinë në Lozanë
Përleshje me policinë dhe gaz lotsjellës në Prélaz të Lozanës The post Protestuesit përplasen me policinë në Lozanë appeared first on Albinfo.
Për të dytën natë radhazi, lagjja Prélaz e Lozanës është përfshirë nga trazira të forta. Ngjarjet shpërthyen pas vdekjes së një 17-vjeçari gjatë një ndjekjeje policore, duke nxitur reagime të menjëhershme e të ashpra në terren.
Mbrëmjen e së hënës, protestuesit ndezën zjarre në disa pika të qytetit. Për herë të parë që nga fillimi i trazirave, u shënuan përplasje të drejtpërdrejta mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Policia u kundërpërgjigj me përdorimin e gazit lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Situata mbetet e tensionuar. Rrugët janë ende të bllokuara, sirenat dëgjohen pandërprerë, ndërsa qytetarët shprehin shqetësim për përshkallëzimin e dhunës dhe rrezikun që gjendja të dalë jashtë kontrollit.
Pamjet e realizuara sonte në vendin e ngjarjes dëshmojnë intensitetin e natës së dytë të trazirave në Prélaz.
https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2025/08/whatsapp-video-2025-08-25-um-22.35.00_b5f8d09d.mp4Lexoni po ashtu:
Një natë e trazuar në Prélaz të Lozanës
The post Protestuesit përplasen me policinë në Lozanë appeared first on Albinfo.